Liverpool ka njoftuar transferimini e argjentinasit Alexis Mac Allister. “The Reds” përmes kanaleve të komunikimit kanë zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të Brighton. Mac Allister i kushtoi Liverpoolit 40 milionë euro.

Mesfushori, që u shpall kampion bote me Argjentinën vitin e kaluar në Katar, largohet nga Brighton, skuadër me të cilën u bashkua në janar të vitit 2019. Argjentinasi ka firmosur një kontratë afatgjatë me Liverpool, deri në vitin 2028 dhe do të mbajë fanellën me numrin 10 te skuadra e Klopp.

“Ndjenjë fantastike të jem këtu si lojtar i Liverpool dhe mezi pres të filloj. Dua të jem me skuadrën që nga dita e parë para sezonale. Kur je në një klub si Liverpool ti duhet të fitosh trofe të mëdhenj”, tha ai.