Fillimisht shtrëngim duarsh, por nuk kanë munguar replikat mes ish-kreut të PD-së Lulzim Basha dhe dy deputetëve Dashnor Sula dhe Saimir Korreshin.

Teksa ka hyrë në sallë pas prononcimit të dhënë jashtë parlamentit, Basha është drejtuar në vendin e tij, por paraprakisht ka takuar disa deputetë, mes tyre dhe Saimir Korreshin dhe Dashnor Sulën, të cilët dolën kundër propozimit të shumicës së Kryesisë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të PD më 29 korrik.

Pas takimit, Basha replikën nga vendi me dy deputetët e PD-së, megjithëse nuk kuptohet qartë debati mes tyre.
Si Sula, ashtu dhe Korreshi propozuan fillimin e procesit të riorganizimit me zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe më pas zgjedhjen e kryetarit të PD.