Përgjimet telefonike zbuluan 39-vjeçarin Klodian Kapedani, i arrestuar mbi dyshimet se blinte vota, pasditen e së premtes, teksa ishte duke lëvizur në këmbë në qytetin e Kavajës. Burime të Report Tv bëjnë me dije se për të riun nga Kavaja nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte të ndryshme politike, por korrupsioni zgjedhor është zbuluar rastësisht gjatë përgjimeve telefonike të disa personave të tjerë, të cilët janë në hetim nga SPAK për vepra të tjera panale, por që nuk kanë lidhje me korrupsion zgjedhjesh.

Pra, Kapedani ka komunikuar për blerje votash me persona që po përgjohen nga SPAK për llogari të tjera kriminale. Bisedat janë përgjime në linja telefonike standarde, por edhe përmes aplikacioneve të komunikimeve online disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve dhe gjatë datës 14 maj kur shqiptarët iu drejtuan qendrave të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendor.

Në këto biseda nuk përmenden shuma konkrete parash në këmbim të votës, por linte takim fizik me ta që t’u jepte paratë që të votonin pro kandidatit që ai mbështeste, ndaj kandidatit të Berishës dhe Metës, Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues në Kavajë.