Pas dasmës madhështore dhe kurorëzimit të dashurisë, Elgit Doda kas thënë se nuk do ta mbajë në gisht unazën e martesës, ndryshe nga bashkëshortja e tij Klea Huta.

Të ftuar në “Më Lër të Flas”, çifti i sapo martuar kanë ndarë për publikun disa detaje nga dasma e tyre magjepsëse, që u zhvillua të shtunën në jug të vendit.

Të pyetur se çfarë ishin disa nga gjërat që nuk shkuan mirë gjatë ceremonisë, këngëtari tregoi se e vuri unazën nga krahu i djathtë, dhe se nuk i tha asgjë askush.

Pikërisht për këtë pjesë, çifti u ndal dhe tregoi se sa i përket unazës, Elgiti nuk do ta mbaj në gisht por do ta bëjë varëse.

“Kam vendosur ta bëj varëse unazën, nuk mbaj dot unazë ”, tha Elgiti.

Ndërkohë moderatorja tha se nuk e kishte problem, pasi ky ishte një shqetësim që Elgiti e kishte pasur gjithmonë.

“Si ta ndiejë ai, si të jetë ai më rehat, është trupi i tij personal.”

Klea tregoi gjithashtu edhe një situatë të sikletshme, ku gjatë ceremonisë puthja e ëmbla që supozohet t’i dhuronte Elgitit ka qenë pasksa djegëse kjo pasi Klea kishte lyer buzët me nje shklëqyes me acid hialuronik.

“I kisha lyer buzët me një shkëlqyes që kishte acid hialuronik, dhe ajo është pak “spicy” (djegës) edhe kur më puthi, filloi duke iu skuqur pak buza duke iu mpirë pak”, tregoi ajo.