Ndërsa ministrat e jashtëm të NATO-s u mblodhën në Oslo për një takim jozyrtar, sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg dha një deklaratë për mediat. “Të gjithë aleatët duhet të bien dakord se Moska nuk ka të drejtën e vetos kundër zgjerimit të NATO-s“, tha ai.

Stoltenberg tha se Moska nuk mund ta ndalojë Ukrainën të bëhet pjesë e aleancës, duke shtuar se të gjithë aleatët duhet të bien dakord për anëtarësimin e Ukrainës në NATO. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se Kievi dëshironte një vendim të qartë për të ardhmen e tij në NATO në samitin e korrikut që do të mbahet në Lituani.

Në vitin 2008, NATO ra dakord që Ukraina do t’i bashkohej aleancës me të drejta të plota por hapa të tillë si dhënia e një plan veprimi për Kievin nuk është bërë ende.