Ish kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ka qenë në kryeqytet në momentin kur është kërkuar të pritet urdhër arrest ndaj tij.

Burime bëjnë me dije se momentalisht ai ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Policia nga ana tjetër ka ushtruar kontrolle në banesat e ish zyrtarëve të tjerë për të cilët është prerë urdhër arresti nga SPAK.

Nga 10 urdhërarreste të lëshuara janë 7 arreste me burg, përfshi dhe ish kryebashkiakun e Durrësit, ndërsa për 3 gra është firmosur “arrest shtëpie”