Soccer Football - Europa Conference League - Fans gather in Prague ahead of the Europa Conference League Final - Prague, Czech Republic - June 6, 2023 A West Ham United fan poses for a photograph next to the Europa Conference League trophy and jerseys REUTERS/David W Cerny

Një tjetër kompeticion evropian ul siparin mbrëmjen e kësaj të mërkure, Conference League zhvillon ndeshjen finale të këtij sezoni. Fiorentina dhe West Ham përballen me njëra-tjetrën me qëllimin e vetëm fitimin e trofeut. Kjo është përballja e parë mes këtyre dy skuadrave, ndërsa rrugëtimi deri më tani ka qenë impresionues.

Skuadra violë cilësohet deri diku favorite për të fituar, por përballje të tilla nuk mund të parashikohen. Kastrovili e Sirigu nuk do të jenë pjesë e sfidës për italianët, ndërsa Skamaka është mungesa e vetme për West Hamin. Të besuarit e Vincenzo Italiano kanë një sulm të jashtëzakonshëm, me një mesatare prej 2.57 gola për ndeshje në Conference League, kundrejt 2.25 të anglezëve.

Praga është qyteti i përzgjedhur për zhvillimin e finales e konkretisht Fortuna Arena me një kapacitet afro 20 mijë ndenjëse. Gjykimi i është besuar 47-vjeçarit spanjoll Karlos Del Sero. Kujtojmë se ky është edicioni i dytë i Conference League, ndërsa finalja e parë u luajt në Air Albania në Tiranë. Roma dhe Feyenoord u përballën me njëra-tjetrën përpara 22 mijë të pranishmëve, me italianët që ngritën lart trofeun.