Çmimi i Madh i Spanjës në Formula 1 nuk ka dhuruar surpriza. Në pistën e Katalunjës në Barcelonë, Max Verstappen me Red Bullin e tij zuri vendin e parë, duke dominuar këtë sezon në F1. Holandezi që u nis nga vendi i parë nuk e ka humbur asnjë moment pozicionin, duke vënë diktatin në një sezon ku duket se nuk ka kundërshtarë.

Pas 66 xhirove në pistë, holandezi kampion bote duket se ka hedhur edhe këtë sezon pretendimet për titullin kampion, duke qenë në krye. Pas tij në garën e Barcelonës u renditën makinat Mercedes, me Lewis Hamilton që u ngjit në podium si i dyti dhe George Russell në vendin e tretë. Sergio Perez vetëm i katërti, ndërsa Fernando Alonso me Aston Martin u pozicionua në vendin e shtatë.