Kryeministri Edi Rama, në ditën e dytë të vizitës së tij në Kalabri, u prit në qytezën San Benedetto Ullanos, nën tigujt e muzikës arbëreshe.

Në sheshin kryesor të qytetit, ku ishin mbledhur qytetarë të shumtë, grupi i fëmijëve të veshur me kostume tradicionale dhe me flamurin kombëtar në duar, kënduan nën tingujt e muzikës arbëreshe, teksa i uruan mirseardhjen Kryeministri Rama, në San Benedetto Ullanos.

Kryeministri Rama publikoi në rrjete sociale, aspekte nga ceremonia festive, teksa shkroi “një pritje e këndshme në San Benedetto Ullanos nën tigujt e muzikës arbëreshe”.

Kryeministri shoqërohej në këtë vizitë nga bashkëshortja Linda Rama si dhe të zgjedhur të pushtetit vendor si kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha etj.