Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve në drejtim të tij, pas propozimit të një dite më parë, të draftit për zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Rama shprehet se ata që shajnë pa e lexuar atë që përmban ky propozim, kanë frikë mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar që në vitin 1999.

“Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur”, shkruan Rama.