Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas publikimit të tezës së maturës 2023 për Gjuhë Letërsinë ditën e sotme, dhe asaj të anglishtes disa ditë më parë.

Në reagimin e saj, Kushi tha se ka njerëz që janë të angazhuar vetëm për këtë qëllim por ata nuk po bashkëpunojnë me ministrinë të identifikuar personat që kanë shkelur rregulloren.

Sakaq theksoi se pavarësisht publikimit të tezës, garantohet se asnjë maturant nuk është favorizuar me kopje apo test të zgjedhur.

“Garantojmë që nuk ka asnjë element që të dyshojmë që teza të zgjidhura jashtë kanë hyrë brenda dhe kanë favorizuar një apo dy maturantë, për këtë ne japim garanci. Nuk na vjen mirë që del testi. Dyshimi ynë është që ka njerëz që janë të investuar posaçërisht për këtë qëllim sepse janë gjithnjë të njëjtët që nxjerrin testin dhe nuk bashkëpunojmë me ne për të identifikuar personat që kanë shkelur rregulloren”, tha ministrja.