Reduktimi dhe plakja e popullsisë së Shqipërisë ka vijuar edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT më 1 Janar 2023 popullsia e vendit tonë u ul në 2.761.785 banorë, duke pësuar një rënie me 1.1% krahasuar me 1 Janarin e 2022-it ose 31,807 persona më pak.

Plakja e popullsisë ka vijuar me ritme të shpeja. Sipas INSTAT më 1 Janar më shumë se gjysma e popullsisë së vendit ka moshëm mbi 38.8 vjeç, duke u rritur me 6 muaj në krahasim me 1 Janarin e vitit 2022, që ishte 38.2 vjeç.

Po ashtu është rritur edhe raporti i varësisë së të moshuarve. Përkatësisht raporti i popullsisë 65 vjeç e sipër me popullsinë 15-64 vjeç, u rrit nga 23,1 % në 24,4 % gjatë të njëjtës periudhë.

Faktor ndikues në këtë reduktim të popullsisë është emigrimi i lartë. Sipas të dhënave të INSTAT emigracioni gjatë 2022 u rrit me 10.5% më shumë në krahasim me 2021, pasi në total kanë emigruar 46.460 persona.Po ashtu faktor tjetër në plakjen e popullsisë është edhe rënia e numrit të lindjeve, e cila për 2022 është 9.3% më paks e në 2021.

Gjatë vitit 2022 lindën 24.688 foshnja. Në rënie ishin edhe vdekjet, duke u kthyer pothuajse në vlerat e para pandemisë me 24 mijë vdekje.

Ulja e fataliteteve bëri që gjatë vitit të shkuar shtesa natyrore e popullisë e cila matet me raportin lindje vdekje të ishte 690 persona.

Qarku me numrin më të madh të popullsisë më 1 Janar 2023 është Tirana me rreth 33,5 % të popullsisë gjithsej, ndjekur nga Durrësi me 10,5 % dhe Fieri me 9,8 %. Rritje të popullsisë për 2023 ka patur vetëm Tirana me rreth 5700 banorë duke u rritur nga 920 mijë në 925 mijë banorë, tab 4 ndërsa 11 qarqet e tjera kanë pësuar reduktim të popullsisë.