Këngëtarja shqiptare Olta Boka ka rrëfyer mbrëmjen e sotme disa detaje të pathëna nga jeta e saj familjare.

Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria, por gjithmonë ështa treguar e kujdesshme me portretin e vajzës së saj.

Olta tregoi arsyen se përse nuk poston në rrjetet sociale foto të vajzës së saj.

“E kam bërë unë këtë zgjedhje. Unë jam rritur në media dhe e di shumë mirë se çfarë do të thotë.

Në moshën që ajo ka, aq të vogël nuk e koncepton dot sepse nuk e ka kapacitet për veten e saj.

Nëse në të ardhmen ajo do të dojë të jetë pjesë e medias, është okay, por sa më përket mua, nuk dua ta publikoj”, rrëfeu Olta në Kurthin e Piter Pan.