Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë në lidhje me tensionet që shoqëruan Kryesinë e PD, ku pati edhe kërcënime nga ana e mbështetësve të Bashës.

Për Bashën, debatet e zhvilluar mbrëmë kanë qenë konstruktive, duke theksuar për një shenjë të qartë reflektimi.

Basha shprehet se refuzon dhe dënon me forcë çdo përpjekje për tensionim që sipas tiji ‘ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas’.

Reagimi i Bashes:

Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike.

Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjjthë.

Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cënohen nga asnjë individ. Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas.