Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako ka mohuar akuzat e SPAK. Në lidhje me pallatin qe prokuroria thotë se është dhënë leja në kundershti me ligjin, Dako i tha gjykates se nuk ka dijeni, madje nuk e di dhe sa kate eshte. mevtej ai ka dhënë sqarime edhe në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e brrylit deri në currila, me pretendimin se nuk kam pasur dijeni dhe gjithccka ka qenë në dorën e specialistëve.

Sipas Dakos, kjo procedurë prokuromi publik është zhvilluar nga specilaistët dhe se ai nuk ka qenë në dijeni.

Burime brenda seancës bëjnë me dije se kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur në asnjë momemt procedurën e prokirorimit për këtë tender. Ish kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i ka këkrkuar gjykatës masë më të butë sigurie.

Avokati i tij mbrojtës Petrit Ismalili përpara gjykatës është shprehur se Dako nuk ka lidhie me akuzat, e për këtë ai ka kërkuar masa më të buta si ajo e arrestit shtëpiak, detyrim për tu paraqitur, apo edhe garanci pasurore. Ndërkohë, seanca vijon ku janë të pandehurit e tjerë që po japin shpjegimet e tyre për akuzat e ngritura nga SPAK.