Modelja shqiptare Xhesika Berberi, prej kohësh tashmë jeton në Amerikë ku ushtron profesionin e saj.

Xhesika ka rrëfyer se në SHBA shkoi nëpërmjet kontratës me një agjenci modelingu, ndërkohë që u shpreh se tashmë ndihet shumë mirë.

“Amerika më ka hapur shumë mendjen. Jam bërë më spirituale. Kam mësuar t’i besoj shumë intuitës some dhe vetes sime.

Çdo njeriu ja sugjeroj New Yorkun, të jetojnë të paktën dy muaj. Aty jam ndjerë më mirë se kudo”- tha ajo.

Xhesika Berberi, përveçse modele, thotë se është edhe sipërmarrëse.