Ministri i Mbrojtjes në Rusi, Sergei Shoigu i bëri thirrje kontraktorit ushtarake Almaz-Antey të përshpejtojë hapjen e fabrikave të reja për prodhimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore.

Kompania Almaz-Antey është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e raketave të mbrojtjes ajrore S-300 dhe S-400 që shërbejnë për rrëzimin e raketave balistike.

“Armët e prodhuara nga Almaz-Antey kanë treguar efikasitet të lartë në zonat e operacionit special dhe për këtë arsye janë shumë të kërkuara”, tha Shoigu teksa vizitoi një nga fabrikat e kompanisë.

Në deklaratën për shtyp për këtë takim një nga drejtuesit e Almaz-Antey u shpreh se kompania ka vijuar që të dorëzojë armët përpara afatit.