Barcelona duket me plane të mëdha për merkaton e kësaj vere duke qenë se blaugranat kërkojnë të mbrojnë titullin kampion të sapofituar në Spanjë, si dhe të bëjnë një rrugëtim të suksesshëm edhe në Champions League, pasi këtë sezon u eliminuan që në fazën e grupeve.

Së fundmi, trajneri Xavi Hernandez shpalosi të gjitha objektivat e merkatos teksa foli hapur për rikthimin e mundshëm të Lionel Messit dhe interesin për lojtarë si Ilkay Gundogan e Bernardo Silva të Manchester Cityt apo edhe Joshua Kimich të Bayern Munich.
“Lionel Messi do ta vendosë të ardhmen në javën tjetër. Ai ka miratimin tim për t’u rikthyer dhe e di mirë se e mirëpresim krahëhapur. Asgjë nuk ka ndryshuar në lidhje me dashurinë që klubi dhe tifozët kanë për Messin, të gjithë e duam Leon këtu. Por, i takon atij të vendosë. Unë nga ana ime jam i gatshëm ta përfshijë në mekanizmat e skuadrës.
Kimich? Ka një kontratë afatgjatë me Bayern Munich, ndaj mundësia e vetme është të negociojmë me ata. Kjo varet nga ata dhe jo nga ne.
Bernardo Silva dhe Gundogan? Bernardo Silvën Ishim të joshur për ta transferuar verën e kaluar. Sa i takon edhe pjesës së Gundogan, mund të them se secilin lojtar që kërkojmë ta transferojë ka cilësi fantastike. Ata janë lojtarë të Cityt, por di të them se unë ende nuk njoh një lojtar që i thotë Jo Barcelonës”, u shpreh Xavi.