Mbreti Karli III mund të mos jetë në marrëdhëniet më të mira me Princin Harry dhe Meghan Markle për një sërë arsyesh. Por ai dëshmon se është një gjysh i dashur për Archie dhe Lilybet.

Vajza e vogël e çiftit festoi ditëlindjen e saj të 2-të dhe shtypi i huaj komentoi fuqishëm se anëtarët e vjetër të familjes mbretërore nuk e uruan këtë vit princeshën e re përmes llogarive zyrtare të familjes mbretërore në Twitter.

Megjithatë, burimet e familjes mbretërore thonë se Mbreti Karli III i ka kërkuar ndihmësit e tij të shikojnë shtëpitë e ngjashme me ato që Mbretëresha dhe Princesha Margaret kishin kur ishin të reja.

“Ai dëshiron t’i japë Lilit diçka që ajo do ta përdorë dhe do të jetë e saja”, ka theksuar i njëjti burim. “Ajo do ta kujtojë përgjithmonë, pasi do të jetë surpriza e fundit”.

Pasi Mbreti Karli III mori pushtetin dhe gjyshja e fëmijëve vdiq në shtator 2022, Lilybet mori titullin princeshë, ndërsa vëllai i saj Archie, katër vjeç, u bë princ, megjithëse ata ende nuk kanë bërë ndonjë paraqitje zyrtare mbretërore.