Nëse ka një promovuese më të mirë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, sidomos në Itali, ajo është kapitenia e Kombëtares sonë të volejbollit, Erblira Bici, e cila prej vitesh vijon karrierën e saj në Itali, duke regjistruar rezultate shumë të suksesshme.

27-vjeçarja nga Gramshi, e cila luan për skuadrën e Romës, teksa arriti të fitojë Kupën e Italisë dhe ngjiti skuadrën në elitën e volejbollit të këtij vendi, si çdo verë, ka ardhur në Shqipëri për pushime.

Nëse vitin e kaluar promovonte bukuritë e Sazanit dhe Karaburunitm këtë herë kapitenia kuqezi ka zgjedhur Ksamilin. Bici e ka krahasuar Ksamilin me Maldivet, teksa shfaqet më në formë se kurrë me bikini në ngjyrë të kaltër.

Të shumtë liket dhe komentet në profilet e saj në rrjetet sociale, ku nuk mungojnë edhe ato të ekipit të Romës. Volejbolliste shqiptare bëhet kështu një ambasadore shumë e mirë e turizmit shqiptar.