Luiz Ejlli tashmë po përballet me një tjetër sukses me këngën më të fundit “Përjetësisht” që theu rekorde sapo u publikua.

Kjo këngë zë një pozicion të rëndësishëm edhe në renditjen që është bërë për trendet muzikore në të gjithë botën, ku ka arritur të rrëmbejë vendin e 13-të.
Këngëtari më i përfolur i momentit është në një listë me disa nga artistët më të famshëm në të gjithë botën. Sipas renditjes kënga është rritur me 16 vende, falë shikueshmërisë së lartë që ka pasur.

Ajo që vlen për tu përmendur është edhe koha në të cilën balada e dashurisë arriti të përhapej me shpejtësi. Ka kaluar vetëm një ditë dhe tashmë “Përjetësisht” numëron mbi 1.7 milionë klikime në YouTube.
Kënga solo e fituesit të “Big Brother VIP 2” ishte krijuar me fjalë të ndjera, që duket se është dhe historia e jetës së tij e dashurisë që gjeti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Një pjesë e tekstit të këngës “Përjetësisht”:
Fryma e fundit
Shpresa e fundit ishe ti
Kur jeta më mundi
Rrugën e gjeta te ti
Nuk e di a të meritoj pasha dy sytë në ballë
Kam një jetë që po të kërkoj
Unë si ty kurrë s’kam pa…
Luiz Ejlli vendosi të vijë këtë herë me një solo, pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me artistin Donald Veshaj, që arriti po ashtu miliona shikime.