Pas fitores në Big Brother VIP, Luiz Ejlli duket se e ka arritur qëllimin e tij pasi është rikthyer në muzikë. Sot publikoi projektin më të ri muzikor të titulluar ‘Përjetësisht’. Edhe kjo këngë flet për dashurinë ndaj një vajze.

Teksti është punuar nga artisti Bardhi ndërsa Luizi e ka publikuar pa videoklip muzikor. Nuk dihet nëse edhe ky projekt është dedikim për Kiara Titon, e cila ka mbështetur të dashurin e saj në rrjete sociale duke shkruar “My summer jam (Hiti im i verës)”.Mbetet për tu parë sa sukses do ketë Luizi me këtë këngë. Kujtojmë se kënga që realizoi gjatë qëndrimit në Big Brother për Kiara Titon numëron rreth 16 milionë klikime.