Për një mbrojtës të majtë, është me të vërtetë e vështirë të prëshëndesësh dikë si Paolo Maldini dhe Theo Hernandez, përmes Instagramit, donte të falenderonte ish-drejtorin kuqezi një ditë pas divorcit me klubin e tij të jetës.

Theo mund ta ketë ndjerë më shumë largimin e Maldinit, pasi legjenda e Milanit e solli me ngulm dhe i besoi talentit të mbrojtësit të majtë.

“E trishtë për t’i thënë mirupafshim dikujt që ka besuar te unë dhe më ka ndihmuar që të bëhem lojtari që jam sot. Të uroj më të mirat dhe jeta na bashkoftë përsëri”, shkruante Theo Hernandez