Një nga kushtet e veçanta që ka plotësuar ish-ministri Saimir Tahiri përballë gjykatës për t’u liruar është ai i babait që ka përgjegjësi prindërore për fëmijë të mitur.

Kështu deklaroi për “Review” në Euronews Albania, avokati i Tahirit, Dritan Jahaj. Ndër të tjera ai sqaroi se bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm ka problematika shëndetësore që nuk e lejojnë të kujdeset për fëmijën.

“Si kërkesë, gjykata nuk merr më shumë se 1 muaj për ta shqyrtuar sepse është një kërkesë shumë e thjeshtë për t’u vlerësuar, por realisht gjykata nga momenti që ne e kemi depozituar si kërkesë dhe deri dje që është marrë vendimi kanë kaluar 6 muaj,” – u shpreh Jahaj.

Sipas tij, vetëm për të qenë e sigurt në të gjitha pretendimet që janë ngritur gjykata ka bërë një vlerësim shterues që ka marrë më shumë kohë se çdo merrte për të burgosurit e tjerë.