Këngëtari i mirënjohur, Ricky Martin do të ndezë Tiranën, me plot kuptimin e fjalës. Ylli i muzikës latine, pritet të mbërrijë më 20 korrik dhe do të performojë live në Sheshin ‘Skëndërbej’

Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtari latin me një postim në rrjetet sociale.

Postimi i këngëtarit është shpërndarë edhe nga kryeministri Rama.

Bëhu edhe ti pjesë e mbrëmjes së bukur nën ritimin fantastik të artistit legjendar, Ricky Martin.