Leo Messi-Barça nuk pritet të jetë një telenovelë e gjatë, kjo pasi “pleshti” e ka me nxitim, në tavolinë e presin disa oferta shumë të fuqishme ekonomike. Sigurisht dëshira e Messi, e trajnerit Xavi, dhe pa diskutim e tifozëve, është që legjenda argjentinase të rikthehet në “Camp Nou”:

“Situata është e tillë, vendimi është në dorë të presidentit dhe babait të Leos, të shohim se çfarë do të ndodhë. Në fund vendimi i takon Leos, të shohim”, u shpreh Xavi duke shtuar: “Për momentin jemi në rregull me planin e financave, tani do të punojmë për të përforcuar ekipin aty ku ka nevojë”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Barcelonës.

“Përpjekja e fundit për Messi-n”, shkruan Sport në faqen e parë duke shtuar. Presidenti Laporta do të paraqes ofertën e tij për Messi-n, gjithashtu do t’i paraqes La Liga-s planin e financave. Në çdo rast, Barcelona është e detyruar të shes fillimisht për të bërë të mundur rikthimin e Leo Messit.