Endi Demneri është vajza, e cila do të na përfaqësojë në Miss Universe, kompeticionin më të madh të bukurisë që këtë vit do zhvillohet në El Salvador.

Ky është momenti i kurorëzimit të 24-vjeçare e që Vizion Plus e përcolli mbrëmjen e së enjtes drejtpërdrejt nga Pallati i Kongreseve.

Shoqëruesja e dytë e Miss-it u shpall Desanka Dajçi dhe shoqëruesja e parë…

Juria shpalli edhe Miss Universe Kosova, kurorë e cila iu vendos bukuroshes Arbesa Rrahmani, që do të përfaqësojë gjithashtu Kosovën në këtë kompeticion.

Finalja e Miss Universe nuk ishte vetëm një garë, por edhe një mbrëmje, ku vajzat pjesëmarrëse sfiluan nën tingujt e muzikës së interpretuar nga këngëtarët më në zë të momentit si Soni Malaj, Elgit Doda, Erik Lloshi etj.

Mbrëmja gala zgjati përreth 4 orë në Pallatin e Kongreseve, në moderimin e Teni Vllaçajt dhe Eriona Sejdiut.

Spektakli i madh ishte finalizimi i një rrugëtimi tre mujor, që nisi me një maratonë prezantimesh në Vizion Plus e që vijon drejt një sfide tjetër për stafin, që do të shoqërojë Endi Demnerin drejt Miss Universe.