Dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës mbrëmjen e së dielës, mblodhi një sërë personazhesh VIP, ku e ftuar ishte edhe moderatorja Bora Zemani, pasi partneri i saj është mik i ngushtë me këngëtarin.

Moderatorja kishte veshur një fustan rozë, dhe duket se ka shtuar kureshtjen për çmimin e tij.

Një faqe në internet e quajtur “Albania Street Style”, bën me dije se fustani ka vlerën e 325 dollarë.

Po ashtu në ceremoni ishte i pranishëm edhe Donald Veshaj, i cili po ashtu kishte veshur kostum rozë, për tu kombinuar me partneren e tij.