SPAK ka lëshuar urdhër arresti me burg në mungesë për ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon.

Gazetarja Anila Hoxha mëson se janë lëshuar gjithsej 10 masa arrest me burg për punonjësit e kësaj bashkie.
Burime shumë të sigurta të gazetares së TCH Anila Hoxha bëjnë me dije se urdhër arresti për ish-kreun e bashkisë së Durrësit është dhënë pas dyshimeve për shpërdorim detyre.

Urdhër arrestet e SPAK që po zbatohen aktualisht janë 7 arrest me burg dhe tre arrest shtëpie.