Përtej tensioneve me Kosovën, Serbia po përballet dhe me një situatë të tensionuar brenda vendit, teksa qytetarët janë ngritur në protesta kundër Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç është nën presion për të dorëzuar pushtetin, por duket se presidneti nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Sipas mediave serbe, Vuçiç ka thënë sot se ai është “gati të vdesë, por se nuk do ta dorëzojë pushtetin pa zgjedhje”.

”Unë kurrë nuk do të pranoj të shantazhoj në asnjë kusht, nuk do t’ia dorëzoj kurrë pushtetin më të këqijve pa zgjedhje. Unë kurrë nuk do të nënshkruaj asnjë qeveri teknike apo tranzitore! Nëse më vrasin, vëllai im Andrej do të mbetet.Nëse vritet vëllai im, djali im Danilo do të mbetet. Nëse ma vrasin djalin, do të kem vajzën time Milica. Nëse e vrasin edhe atë, do të mbetet djali im Vukan…”, citohet të ketë thënë Vuçiç në një takim me kryeministren serbe, Ana Brnabiç dhe rrethin më të ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij.

Vuçiq edhe në Instagram ka postuar një foto me mbishkrimin:

“Dhe hijet tona dhe varret tona do të luftojnë me armiqtë e Serbisë. Faleminderit njerëz për mbështetjen tuaj!”.