Leonardo DiCaprio u fotografua në një darkë me modelen britanike Neelam Gill dhe nënën e tij, Irmelin Indenbirken.

Në fotot e siguruara nga Page Six, aktori 48-vjeçar mund të shihet duke mbajtur një profil të ulët teksa largohej nga Chiltern Firehouse në Londër të martën. Ai e fshehu fytyrën me një kapelë dhe me një maskë të zezë që mbulonte gjithçka përveç syve.

Nëna e tij u fotografua gjithashtu duke dalë nga vendi me të dashurin e saj, ndërsa Gill i ndoqi pas.

Sipas Page Six, aktori, mamaja e tij dhe modelja u bashkuan për darkë me një grup miqsh.

foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNext
Një javë më parë, DiCaprio dhe Gill u panë duke dalë nga Hotel Martinez në Kanë të Francës, së bashku me disa bukuroshe të tjera. Ndërsa DiCaprio njihet për romancat me vajza të reja dhe të bukura, një burim për Page Six tha se Gill nuk po del me aktorin, por me një nga miqtë e tij, i cili gjithashtu mori pjesë në darkë.

Kjo dalje vjen gati një muaj pasi ai u ribashkua me Gigi Hadid.