Dukagjin Lipa, babai këngëtares së njohur Dua Lipa, ka mbërritur këto ditë në Tiranë ku është takuar dhe me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Sëbashku ata kanë vizituar në prët e mbrëmjes dhe Piramidën e cila është transformuar tërësisht në qendrën më të madhe të teknologjisë në rajon.

Nuk dihet se për çfarë kanë biseduar Veliaj dhe Dukagjin Lipa, por me siguri një tjetër projekt i madh pritet të vijë në jetë.

Vitin që kaloi Tirana mikpriti në verë Sunny Hill Festival, ndërsa në vjeshtë u zhvillua në sheshin “Skënderbej” një koncert gjigand nga ylli i muzikës botërore Dua Lipa.