Bledi Mane dhe Nita Latifi kanë pasur një raport të mirë me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 2. Mirëpo pas mbarimit të kësaj eksperience, dy ish-banorët duket se i kanë prishur marrëdhëniet, pasi kanë parë nga jashtë rrjedhojën e gjërave brenda shtëpisë.

Bledi ka qenë ai që s’ka lënë moment pa e përfshirë Nitën e pa e komentuar, e kështu ka bërë edhe në postimin e fundit.

Ai e quan Nitën mosmirënjohëse sërish, e madje e krahason me kryeministrin e Kosovës.

‘Albin Kurti mosmirënjohes si Nita! Imagjinoni sikur një moment Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe NATO te tërheqin prezencën e tyre ushtarake nga Kosova ashtu siç bene 2 vjet me pare ne Afganistan.. Kush do ta mbroje pavarësine e Republikes së Kosovës, ushtria e Albin Kurtit apo ushtria e Niko Peleshit?’- shkruan Mane.