Dy nxënës janë vrarë dhe 5 të tjerë janë plagosur gjatë ceremonisë së diplomimit në një gjimnaz në Richmond të Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Viktimat janë një nxënës 18-vjeçar që sapo kishte përfunduar shkollën e mesme dhe babai i tij 36-vjeçar, sipas policisë amerikane. Një 19-vjeçar është ndaluar si autor i dyshuar i të shtënave me armë. Një tjetër person u gjet i armatosur në vendngjarje dhe fillimisht u ndalua si i dyshuar, por policia tani thotë se ai nuk ishte i përfshirë në këtë sulm.

Ndërsa të plagosurit fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas hetuesve, dyshohet se 19-vjeçari e njihte nga viktimat dhe qëlloi ndaj tij në mes të turmës.

Ky është rasti i 279 i të shtënave masive me armë në vende publike në SHBA, si shkolla, qendra tregtare etj.