Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e krahasoi shkatërrimin total të qytetit të Bakhmut në Ukrainën lindore me shkatërrimin e Hiroshimës në vitin 1945 pas sulmit bërthamor.

“Fotografitë e Hiroshimës më kujtojnë Bakhmutin. Nuk ka asgjë të gjallë, të gjitha ndërtesat janë shkatërruar”, tha Zelensky,

Deklaratën ai e dha nga Hiroshima e Japonisë ku po mbahet samiti i vendeve të G7, duke shtuar se nuk ka më njerëz në rajonin e Bakhmutit dhe se kanë mbetur vetëm rrënoja.