Leeds United dhe Newcastle barazuan 2-2 për javën e 36-të në Premier League. Në fundin e ndeshjes ka ndodhur edhe një incident jo i këndshëm në fushë.

Një tifoz ia doli të kalojë sigurinë, të futet në tapetin e gjelbër dhe të shtyjë trajnerin e miqve Eddie Howe, në pankinë. Menjëherë ka ndërhyrë siguria dhe stafi i Newcastle, me situatën që ka kaluar pa probleme.