Tifozi i dashuruar dhe i çmendur pas ngjyrave zikaltër të Interit, Enrico Vanzini, shkoi për herë të parë në San Siro për të parë ekipin e tij duka luajtur në vitin 2022, në atë kohë ai ishte 99 vjeç.

“Pasioni im filloi kur isha 7 vjeç. Nuk kam qenë në gjendje të shkoja në stadium pasi nuk kisha para”, tha Vanzini, tani 100 vjeç.

Një i mbijetuar i Holokaustit, Vanzini tani mezi pret përballjen gjysmëfinale të Champions League sot në mbrëmje kundër rivalëve të qytetit dhe do të ndjekë ndeshjen e parë nga komoditeti i shtëpisë së tij të të moshuarëve në qytetin verior të Padovës.

“Iu luta zotit që të më jepte gëzimin e fitores së Interit dhe shpresoj se ai do të pajtohet”, tha i moshuari, duke veshur një fanellë të Interit me emrin e tij të shkruar nga pas.

“Unë do të bëja gjithçka për një fitore, duke përfshirë heqje dore nga pensioni im i vogël”.

Një ushtar në ushtrinë italiane gjatë Luftës së Dytë Botërore, Vanzini u kap nga gjermanët si rob lufte asi Italia iu dorëzua në vitin 1943 dhe u mbijetoi muajve të fundit të konfliktit në kampin nazist të përqëndrimit Dachau. Pasi u kthye në shtëpi, ai punoi si shofer autbousi dhe kamioni.

Vanzini, i cili mori bluzën e tij të Interit nga klubi si dhuratë për 100 vjetor, filloi të dëshmonte për përvojat e tij të Holokaustit në fillim të viteve 2000.

Ai i nis mëngjeset e tij duke vështruar nga dritarja, duke pritur që postieri t’i dorëzojë “La Gazzetta dello Sport”, gazeta më e njohur sportive në Itali. Ai gjithashtu ka një iPad dhe ka mësuar se si të shikojë sporte nga aplikacionet.

Ai gjithashtu ka një sugjerim për ekipin e tij se si të fitojë ndaj Milanit dhe të arrijë në finalen e Champions League.

“Në pjesën e parë ne nuk duhet të lodhemi shumë, të gjithë të jenë në vendin e tyre dhe në pjesën e dytë të fitojmë”, tha ai.