Pas takimit me kryeministrin Kurti dhe president Osmane Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka shkuar në Mitrovicë.

“Dje kam vendosur në mënyrë spontane që të vij në Kosovë, pas zhvillimeve për çka kemi qenë shumë të shqetësuar dhe dua të them se dita e djeshme ka qenë një ditë mjaftë e rëndë, mjaft e keqe për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha Sarrazin.

Ai tha se marrëveshja e arritur në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit të jashtëm Borrell dhe emisarit Lajcak është mundësi e mirë për gjithë rajonin e sidomos Kosovën dhe Serbinë për paqe dhe qetësi dhe se nuk duhet të lëshuar shansin, mundësitë, që i ofron Marrëveshja e Ohrit, për hirë të disa vendimeve të pamenduara mirë.

“Porosia jonë është se ne nuk do të lejojmë që këto mundësi nga marrëveshja e Ohrit të hedhen poshtë nga ndonjë budallallëk”, ka thënë ai.

“Unë e kuptoj se deklaratat që kanë ardhur ose vijnë nga Beogradi, javëve të fundit nuk kanë qenë lehtë të kuptueshme dhe kanë qenë edhe të papranueshme… Por çdo politikan në këtë vend dhe rajon ka përgjegjësi për veprimet e veta dhe natyrisht se ndjenja e ndonjërit prej tyre është se gjërat nuk po shkojnë si duhet”, tha Sarrazin.