Eliminimi i Real Madrid nga Liga e Kampioneve dhe fitimi i titullit kampion nga Barcelona, padyshim që ka sjellë një festë të dyfishtë në kampin katalanas e sidomos te tifozët.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Sociedad, trajneri i Barcelonës, Çavi Hernandez u shpreh se ka parë një gëzim te tifozët e tij dhe kjo e bën të ndihet mirë. Ai foli edhe për titullin kampion të fituar.

“Unë imagjinoj se për tifozët është një gëzim. Ne profesionistët e vlerësojmë La Ligën shumë, pavarësisht se çfarë bëjnë skuadrat e tjera. Mua nuk më intereson që u eliminua Reali, por që pashë tifozët e skuadrës sime të gëzuar. Mançester Siti duhet përgëzuar pasi është skuadra më e mirë në botë”, u shpreh Çavi mes të tjerash.