Ka përfunduar edhe në Mallakastër procesi i numërimit të votave. Edhe këtu Partia Socialiste ka mundur të triumfojë, edhe pse e rrezikuar nga demokratët.

Socialisti Qerim Ismailaj fitoi 5967 vota, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Agron Kapllanaj arriti të fitojë 5600 vota. Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, mundi të sigurojë vetëm 724 vota.