Sot mbahen zgjedhjet vendore në vendin tonë, ku pritet të zgjidhen 61 kryebashkiakët e rinj dhe 1,603 anëtarë të këshillave bashkiake në të gjithë vendin.

Nga 2592 të 5213 qendrave të votimit në total, raportohet se kanë votuar 550812 qytetarë nga 1.866.477 zgjedhës janë në total në lista, ku 122.545 prej tyre janë votues për herë të parë.
Pjesëmarrjen më të lartë e shënon Pusteci, ndërsa pjesëmarrjen më të ulët Vlora.

Nga 61 bashki, tri prej tyre, Vorë, Kamzë dhe Elbasan ka votim dhe do të ketë numërim elektronik, ku rezultati pritet të dalë 30 minuta pas përfundimit të votimit të qytetarëve.
Sipas informacioneve janë 5211 qendra votimi të ngritura në të gjithë vendin.
44 parti janë regjistruar në zgjedhje nga të cilat 38 janë jashtë koalicioneve. Dy koalicione janë në zgjedhje, “Bashkë Fitojmë” me kryetar Ilir Metën dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” me kryetar Artur Roshin.
Këtë të diel garojnë 144 kandidatë për kryetar bashkie, kurse për këshilla bashkiakë garojnë 23.762 kandidatë. Votimi dhe numërimi elektronik do të zbatohet në tre bashki me 401 qendra votimi.
Në Elbasan janë 224 qendra votimi dhe pritet të votojnë 171.225 qytetarë. Në Kamëz janë 133 qendra votimi dhe pritet të votojnë 108.799 qytetarë. Në Vorë janë 44 qendra votimi dhe pritet të votojnë 30.822 qytetarë.

Kandidatët për kryetarë në 61 bashkitë e Shqipërisë:
Bashkia Tiranë
Arlind Qori – Partia “Lëvizja Bashkë”;
Marko Dajti – Partia “Fronit i Majtë”;
Lajla Pernaska – Partia “Drejtësi, Integrim dhe Unitet”;
Erion Veliaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Belind Këlliçi – “Bashkë Fitojmë”
Roland Bejko – “Partia Demokratike”
Bashkia Belsh
Arif Tafani – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bedri Qypi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Bashkia Berat
Zija Ismaili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Ervin Demo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Bulqizë
Defrim Fiku – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Festime Mjeshtri – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Cërrik
Servet Duzha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Andis Salla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Delvinë
Ilir Mehmeti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Besmir Veli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Devoll
Eduard Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Elvis Hajdërlli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Çlirim Hoxha – kandidat I pavarur
Bashkia Dibër
Ismail Uka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Naim Gazidede – “Partia Demokratike”
Rahim Spahiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Dimal
Gentian Meçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Dritan Sula – “Partia Demokratike”
Juliana Memaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Divjakë
Josif Gorrea – Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Aurel Malko – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Dropull
Thanas Maneka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Dhimitraq Toli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Durrës
Igli Cara – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Emiriana Sako – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Elbasan
Gledian Llatja – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Luçiano Boçi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Fier
Evdar Kodheli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Eriselda Çelaj – “Partia Demokratike”;
Armando Subashi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Finiq
Leonidha Papa – “Partia Demokratike”;
Leonidha Hristo – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Romeo Çakuli – Partia “Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”;
Bashkia Fushë Arrëz
Fran Tuci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Hil Curri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Gjirokastër
Dorjan Lani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Flamur Golemi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Gramsh
Hasim Çekrezi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Besion Ajazi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Has
Miftar Dauti – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Beqir Mulaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Himarë
Jorgo Goro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Dhionisios Alfred Beleri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Kamëz
Rakip Suli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bilbil Bajraktari – “Partia Demokratike”;
Arjan Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Bashkia Kavajë
Fisnik Qosja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Redjan Krali – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Këlcyrë
Klement Ndoni – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Adriatik Spahiu – “Partia Demokratike”;
Arjan Kasaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Klos
Valbona Kola – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bedri Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Kolonjë
Erion Isai – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Et’hem Lumani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Konispol
Ergest Dule – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Fatmir Shero – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Korçë
Ledina Alolli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Sotiraq Filo – “Partia Socialiste e Shqipërisë”
Bashkia Krujë
Agron Loka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”
Artur Bushi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Kuçovë
Kreshnik Hajdari – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Lefter Maliqi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Ilirjan Koxhaj – “Partia Demokratike”;
Bashkia Kukës
Abedin Oruçi – “Partia për Europianizim dhe Integrimin e Shqipërisë”;
Admir Sinamati – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Safet Gjici – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Kurbin
Behar Haxhiu – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Majlinda Cara – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Lezhë
Pjerin Ndreu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Pashk Gjoni – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Libohovë
Leonard Hide – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Adil Xhelili – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Librazhd
Mariglen Disha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Shefki Çota – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Lushnjë
Erisleda Sefa – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Eduart Sharka – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Malësi e Madhe
Isa Ramaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Tonin Marinaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Maliq
Alfred Gega – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Gezim Topçiu – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Mallakastër
Agron Kapllanaj – “Partia Demokratike”;
Qerim Ismailaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Resmi Shanaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Mat
Skënder Gjuci – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Agron Malaj – Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Memaliaj
Gjolek Guci – “Partia Socialiste e Shipërisë”;
Albert Malaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Mirditë
Ndrec Dedaj “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Albert Mëlyshi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Patos
Fation Duro – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Pranvera Rizaj – Partia Demokratike”;
Sofije Alushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Peqin
Mustafa Pashja – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bukurosh Maçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Përmet
Edmond Komino – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Alma Hoxha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Pogradec
Zini Tollozhina – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Ilir Xhakolli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Rezart Laraku – “Lëvizja e Re”;
Bashkia Poliçan
Florian Qama – “Partia Demokratike”;
Behar Xhaferaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Adriatik Zotkaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Prrenjas
Nuri Belba – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Suzana Topi – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Pukë
Rrok Dodaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Gjon Gjonaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Pustec
Pandi Jani – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Pali Kolefski – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Roskovec
Erdit Hazizaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Majlinda Bufi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Rrogozhinë
Edison Memolla – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Shkëlqim Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Sarandë
Skënder Muço – “Partia Demokratike”;
Ardit Çikuli – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Oltion Çaçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Gjergji Mërkuri – kandidat i pavarur
Bashkia Selenicë
Nertil Bellaj – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Leonard Rakipaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Shijak
Elton Arbana – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Rezeart Tusha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Shkodër
Benet Beci – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bardh Spahia – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Skrapar
Euglen Mustafallari – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Adriatik Mema – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Tepelenë
Sokol Guga – “Partia Demokratike”;
Tërmet Peçi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Baftjar Imeri – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Tropojë
Besnik Dushaj – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Rexhe Byberi – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Vau i Dejës
Klomentina Drini – “Partia Demokratike”;
Kristian Shkreli – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Zef Hila – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Bashkia Vlorë
Hysni Sharra – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”;
Ermal Dredha – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Bashkia Vorë
Blerim Shera – “Partia Socialiste e Shqipërisë”;
Indrit Hoxha – Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Kandidatë të pavarur janë:
Astrit Ademi – kandidat për Këshill Bashkiak, Dibër
Agim Hysa- kandidat për këshill bashkiak, Dibër
Çlirim Hoxha – kandidat për kryetar bashkie, Devoll
Festim Kaso – Kandidat për këshill bashkiak, Devoll
Lazjon Petri – kandidat për këshill bashkiak, Korçë
Rinaldo Piroli – kandidat për këshill bashkiak, Kurbin
Diogjen Kolici – Kandidat për këshill bashkiak, Kurbin
Fatjon Biba – kandidat për këshill bashkiak, Rrogozhinë
Mitat Daja – kandidat për këshill bahkiak, Rrogozhinë
Gjergji Mërkuri – kandidat për kryetar bashkie, Sarandë
Soraldo Nebo – kandidat për këshill bashkiak, Sarandë
Ibrahim Bajrami – kandidat për këshill bashkiak, Sarandë.