Reperi Willie Junior Maxwell II, i njohur me emrin e tij artistik Fetty Wap, është dënuar me gjashtë vjet burg dhe pesë vjet mbikëqyrje pas lirimit.

Ai akuzohet për trafikim droge. Gjykata federale në Central Islip ka bërë të ditur se reperi ishte anëtar i një organizate që shpërndante më shumë se 100 kilogramë kokainë, heroinë në Long Island dhe Nju Xhersi.