Real Madrid është vënë në kërkim të një anësori të majtë, objektivi i tyre kryesor për sezonin e ri është Alphonso Devies. Ylli i Bayern Munich nuk është emër i padëgjuar në Madrid, stafi drejtues i Realit kanë tentuar edhe më herët të joshin anësorin kanadez.

Sipas TuttomercatoWeb, nëse Devies largohet nga Bayern atëherë gjigandët gjerman do të tentojnë të joshin Theo Hernandez. Anësori i Milan është vëllai i Lucas Hernandez, një kartë që Bayern do ta shfrytëzojë për ta bindur.

Futbollisti francez ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar gjatë në Milano, por një ofertë nga Bayern Munich është gjithnjë tunduese.