Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, ku e ka quajtur drejtuesin e këtij institucioni si komunist. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24 Gjinushi, iu përgjigj kësaj deklarate, ndërsa theksoi se Rama sot ka ndërruar opinion mbi punën e Akademisë së Shkencave sot.

Kryeministri u ka quajtur me mburrje “komunisti” që nuk është rastësi që po drejtoni projektet e mëdha.

Ishte në thonjza.

Ju e pranoni këtë lloj lavdërimi?

Rama ka pasur këtë bindje që akademia e mëparshme shkëlqente, dhe kjo e sotmja është zbehur. Por kjo zbehja është dhe shkak i heqjes së këtyre instituteve. Është si një pemë që i pret rrënjët dhe thua pse po thahet. Me këtë reformë që nisëm Rama, një nga më skeptikët, u bë pozitiv. Kjo reformë sjell ringritje, ngritje të veprimtarisë së Akademisë. Rama tha “çuditërisht edhe këtu u desh një i asaj kohe”. Dmth që të mëparshmit janë më të suksesshëm se ata të sotmit.

Ka të pakënaqur tani që janë kundër?

Kemi një që ka qenë, është dhe do të jetë, por të tjerë jo.

Deri kur mendoni se do ta drejtoni Akademinë e Shkencave?

Nëse ndryshimet ligjore do të ishin të lidhur me emrin, do bëheshin që në fillim. Do ta drejtoj deri kur Asambleja të ma japë këtë besim.