Mes falenderimeve për socialistët e Elbasanit, kryeministri Edi Rama nuk e kurseu ironinë me kundërshtarët e tij politikë.

“Duhen mirëkuptar kundërshtarët të cilët deri në momentin e fundit i keni parë, janë të krekosur premtojnë fitore të mëdha, rrëzime të mëdha dhe papritur të nesërmen gdhihen të tronditur nga një gjumë me ëndrra të këqija, flasin për grabitje. Nuk e kanë idenë se çfarë rrjeti zemrash dhe mendjesh është PS”.

Në fitoren e 14 majit, Rama tha se rol patën edhe demokratët.

“Demokratët vendosën me mendje në 14 maj. Vetëm ne mund ta çojmë Shqipërinë para”.
Këshillat e kryeministrit nuk munguan as për drejtuesit vendorë të zgjedhur me votë më 14 maj.
“Respekti duhet të kthehet me respekt. Duke e ndarë mendjen që kur dilni nga shtëpia t’i puthni dorën çdo njeriu që ju ndalon dhe jo të thoni s’kam kohë. T’i hapni derën çdo njeriu që troket jo t’ja përplasni në fytyrë”.