Luiz Ejlli ka surprizuar fansen e tij të zjarrtë të quajtur Kristina, e cila jeton në Greqi. Ajo rrinte çdo ditë para televizorit duke shikuar Luizin dhe madje në një video të bërë nga të afërmit e saj shihet duke qarë e duke thënë “i fike dritat Luiz na le pa parë, gjynah se e kishim si fëmijën tonë”.

Luizi e ka telefonuar Kristinën dhe i ka premtuar se do e takojë sapo t’i jepet mundësia që të shkojë në Greqi.