Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Dibër, ku kandidati i Partisë Socialiste Rahim Spahiu ka triumfuar ndaj kundërshtarëve politikë me 15323 vota në total.

Vlerë e madhe votash kjo në krahasim me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Ismail Uka i cili ka marrë 6227 vota, ndërsa kandidati i PD-së Naim Gazidede ka marrë 1208 vota. Partia Socialiste, sipas rezultateve të deritanishme ka marrë pjesën më të madhe të bashkive të vendit.