Ka përfunduar numërimi në bashkinë e Pustecit. Kandidati i PS Pali Kolefski ka arritur të marrë një mandat të dytë me 951 vota, përballë kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Pandi Jani me 583 vota.

Kjo është bashkia e katërt që është fituar nga PS, pas asaj të Elbasanit, Vorës dhe Kamzës dhe bashkia e parë që fitohet në qarkun e Korçës.

“Bashkia e Pustecit eshte bashkia e pare e fituar nga PS ne qarkun e Korces. Pali Kolefsli rikonfirmohet ne detyre per nje mandat te dyte,i cili do jete mandati i investimeve te mëdha ne kete bashki. Pas Pustecit siguroj se PS do te fitoje edhe 5 bashkite e tjera te ketij qarku”, tha Peleshi.