Victor Osimhen prej muajsh në radarin e Bayern Munchen ka vizituar Gjermaninë dhe nga ky udhëtim kanë lindur zëra për nisjen e mundshme të bisedimeve mes sulmuesit dhe përfaqësuesve të Bayern Munchen.

Lajmin sensacional e jep tabloidi “Bild” që thekson se ditën e sotme, sulmuesi më i mirë i Serie A u largua nga një hotel në Berlin ku ishte bashkë me të fejuarën dhe vajzën Hailey. Nuk dihet ende qëllimi i vizitës së tij në Gjermani por ai është rikthyer në Napoli me makinën e tij.

“Flirt me Bayernin?”, shkruan “Bild” në faqen e parë ku thekson se lojtari është në qëndër të listës së dëshirave të klubit bavarez bashkë me Harry Kane por mosha e tij e re e avantazhon në garën dyshe edhe pse Napoli nuk do të heqë dorë pa arkëtuar të paktën 140 milionë euro.

Tabloidi shton se e fejuara e tij Stephanie me origjinë kamerunase, e lindur në Gjermani, është shumë e lidhur me këtë vend dhe është gjithashtu në favor të një lëvizjeje të mundshme të bmberit në Bundesliga për të qëndruar sa më pranë familjes.