Mc Kresha dhe Lyrical Son ishin të ftuar për të performuar së fundmi në jug të Shqipërisë ku u mbajt “South Outdoor Festival”. Në një intervistë për “Top Albania Radio”, ata kanë treguar disa surpriza për publikun.

Të pyetur nëse është e vërtetë që po mendojnë të largohen nga muzika ata u shprehen: Ne e shohim muzikën Hip Hop njësoj si sportin. Nuk mund të bësh muzikë Hip Hop deri 50-60 vjeç. Vjen një moment kur thua ‘jam në rregull’. Duhet t’u vijë radha të tjerëve, gjeneratave që do vijnë. Shpresojmë që do të jenë më të mirë se ne dhe të lënë më shumë gjurmë se ne.

A do t’i shohim shpejt reperët në një recital? “Shpresojmë dhe jemi duke punuar. Por ne jemi pak perfeksionistë dhe pa ardhur në atë nivelin që duam ne, nuk po marrim guximin.”